Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TAY WALLER

Tay Waller kalon te Igokea

Tay Waller kalon te Igokea


8 June, 2020 @16:28

Ish basketbollisti i Prishtinës dhe i Bashkimit, amerikani Tay Waller, është anëtar i ri i Igokeas.

Eurobasket.com ka bërë të ditur se 31 vjeçari pas aventurës së tij dy-vjeçare te Mornari i Tivarit të Malit të Zi, ka nënshkruar për ekipin boshnjak nga regjioni i Republikës Serbe të saj.

Igokea garon në Ligën e Adriatikut rregullisht, ndërsa këtë stinor është duke bërë plane të mëdha për të garuar në Basketball Champions League ose FIBA Europe Cup.

Waller që ka përvojë të madhe në gara ndërkombëtare së fundi me Mornarin në Basketball Champions League ka pasur mesatare prej 7 pikësh për ndeshje, 2.5 kërcime dhe 1.3 asistime.

Lojtari i pozitës një, Waller, ka nënshkruar marrëveshje 1+1 vjeçare me ekipin e Igokeas, ndërsa te Mornari në të gjitha garat në stinorin e kaluar ka pasur mesatare 18.1 minuta, 9.2 pikë dhe 46% saktësi për tre pikë.


 
Të gjitha lajmet nga