Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANTE NAZOR

Të distancohen nga egërsirat që sulmojnë autobusë

Të distancohen nga egërsirat që sulmojnë autobusë


19 February, 2022 @8:42

Trajneri i Prishtinës, Ante Nazor, e ka përshkruar ndeshjen e mbrëmshme ndaj Trepçës, si një mësim për lojtarët e tij, ndërsa e ka vlerësuar klubin e mitrovicasve më të organizuar sesa të tijin.

Prishtina që arriti të rikthehet në cerek të katërt dhe coi ndeshjen në vazhdime, u mposht aty pasi që në dy tentimet e fundit për tri pikë nuk ishte e saktë.

“Ka qenë ndeshje e mirë burrërore. Unë uroj kundërshtarin për fitore. Shihet që në secilin segment janë pak më të fortë se ne, si në terren ashtu edhe në logjistikë. Ne vetëm mund të jemi falenderues që djemtë e rinj tanë kanë luajtur në një atmosferë të zjarrtë, kanë mësuar një leksion të rëndësishëm, që duhet shikuar gabimet tona dhe duhet të bëhemi më të mirë,” ka thënë Nazor fillimisht. 

Në anën tjetër, atij i ka pëlqyer atmosfera e krijuar nga tifozët kundërshtarë - që kanë emrin e njëjtë të atyre shumë më herët të krijuar të vendlindjes së tij.

“E falenderoj këtë Torcidë që ka bërë një ambient të bukur. Edhepse unë jam torcidash i Torcidës së themeluar në 1950 dhe nga lindja me “Hajdukun”, shpresoj që këta të distancohen nga egërsirat që sulmojnë autobusë. Gjithashtu, këtë e shoh si një uverturë për atë që na pret në pjesën finale të sezonit,” ka thënë ndër të tjera trajneri kroat i Prishtinës.

Pas kësaj ndeshjeje Prishtina ka bilans 10-10 në Superligë, ndërsa pjesa finale e sezonit për ta do të jetë edhe më e nxehtë pasi që presin edhe ndeshjet e BIBL, ku ekipi pas rezultateve të mira të arritura në fazën e parë grupore - tashmë po kërkon Final 4 të BIBL.

HIGHLIGHTS: TREPÇA - PRISHTINA


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga