Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRANADA 1-2 REAL MADRID

Të enjtën kampionë!

Foto: RealMadrid/tw

Të enjtën kampionë!


14 July, 2020 @0:23

Real Madridit tashmë i nevojitet vetëm edhe një fitore (në dy ndeshjet e mbetura të stinorit) për tu shpallë kampion i Spanjës.

Pas fitores së fundit ndaj Granadës në Nuevo Los Carmenes, 1-2 [Machis 50 - Mendy 10, Benzema 16], Real Madrid është katër pikë mbi ndjekësin e parë të saj, derisa kanë mbetur edhe dy xhiro për tu zhvilluar.

TABELA AKTUALE

Golat e shpejtë të madrilenëve paralajmëruan fitore të lehtë për los blancos, por në të vërtetë nuk doli ashtu pasi që Thibaut Courtois u bë hero i ekipit në pjesë të dytë me pritjet e tija për të ndalë Granadën vendase nga barazimi.

Real Madridi të enjten takohet me Villarrealin ku në rast të fitores do të stoliset me titullin kampion të Spanjës për stinorin 2019/20, pas një ecurie të jashtëzakonshme në periudhën e futbollit post-pandemik.



NOTAT E LOJTARËVE:

Granada - Silva 7, Foulquier 6, Diaz 5, German 6, Duarte 7, Dias 6, Vico 5, Azeez 6, Yangel 7, Fernandez 5, Machis 7. Subs - Puertas 6, Montoro 6, Koybasi 5, Eteki 5, Cortes 5. Real Madrid - Courtois 8, Carvajal 6, Varane 7, Ramos 7, Mendy 8, Casemiro 4, Valverde 5, Kroos 5, Modric 6, Isco 7, Benzema 7. Subs - Asensio 5, Rodrygo 5.

 
Të gjitha lajmet nga La Liga