MONDI

Tentim vetëvrasje nga ish portieri i Galatasarayit!
13 January, 2016 @17:31
Portieri i njohur kolumbian, Faryd Mondragon, i cili ka luajtur për skuadra të ndryshme, derisa majat e karrierës i ka arritur te skuadra e Galatasarayit, ka tentuar vetëvrasjen.
Sipas të përditshmes françeze, L’Equipe, Mondragon në kohët e fundit ka qenë në gjendje depresive për shkak të raporteve jo të mira me bashkëshorten e tij dhe për këtë arsye ka përdorur ilaçe, duke e tejkaluar dozën e lejuar, me ç‘rast është dërguar në spitalin Valle de Lili për shërim.
Sipas informatave të fundit, gjendja shëndetësore e Mondragonit është e mirë.