Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI I MADH I ERIKSENIT

Tetë muaj pas sulmit në zemër, Eriksen para debutimit

Tetë muaj pas sulmit në zemër, Eriksen para debutimit


26 February, 2022 @3:33

Mesfushori i Danimarkës, Christian Eriksen, është në radhë për të bërë debutimin te ekipi i tij i ri, Brentford, për përballjen e së shtunës.

Tetë muaj më parë, ai pësoi sulm në zemër në fushë të lojës, derisa ishte duke luajtur për Danimarkën në EURO2020.

“Ai është i gatshëm dhe mund të hyjë në fushë për të luajtur. Do të jetë e mrekullueshme. Kjo është një ditë e madhe për të gjithë ne, por vecanërisht për Chrisin dhe familjen e tij,” ka thënë Thomas Frank, trajner i Brentfordit.

Eriksen nënshkroi kontratë 6-mujore me Brentfordin si transfer i lirë, një ditë pasi që u nda me Interin me marrëveshje.

Danezi nuk mundte të vazhdonte karrierën në Serie A të Italisë, pasi që rregullat e atjeshme nuk lejojnë që një lojtar të luajë me ICD (defibriliator i implantuar kardiak), të cilën Eriksen e ka në trup pas sulmit që e pësoi.

Premier League nuk e ka këtë rregull.

“Ai është një njeri krejtësisht normal, që e do shumë futbollin,” ka thënë në fund Frank

 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League