Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEL: TEUTA 2-0 BEITAR

Teuta kalon izraelitët e Bietarit

Teuta kalon izraelitët e Bietarit


27 August, 2020 @18:21

Teuta e drejtuar nga trajneri shkodran Edi Martini ka arritur të kalojë në fazën e dytë të kualifikimeve për Europa League duke e mposhtur Beitarin e Jerusalemit 2-0 sonte në Niko Dovana të Durrësit.

Durrësakët kanë shënuar heret në takim përmes Besnik Krasniqit, ndërsa fitoren e siguruan në fund përmes sulmuesit të dalluar Rubin Hebaj, që vulosi fatin e takimit me 2-0 [Blerim Krasniqi 6, Rubin Hebaj 87].

Ka qenë pikërisht Hebaj që e zëvendësoi Krasniqin në minutën e 65-të të takimit dhe ka shënuar. Te djemtë e detit për 90min në fushë ka qenë edhe ish-lojtari i Lirisë së Prizrenit Florent Avdyli.

Për të kuptuar kundërshtarin e radhës në kualifikime për Europa League, Teuta tash pret shortin e radhës nga UEFA.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore