Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

THIAGO ALCANTARA TE LIVERPOOL

Thiagoja sjell dimension të ri te Liverpool

Foto: Liverpool/fb

Thiagoja sjell dimension të ri te Liverpool


18 September, 2020 @22:47

Thiago Alcantara sot u zyrtarizua si lojtar i ri i Liverpoolit në një kalim prej 30 milionë eurove, sa i kushtoi transferi kampionit anglez.

Spanjolli nënshkroi kontratë 4-vjeçare me ekipin nga Anfield Road, pas shumë titujve me Bayernin, përfshirë këtu shtatë tituj Bundeslige dhe një të Champions League.

Alcantara do të merr fanellën me numër 6 te të kuqtë e Jurgen Kloppit.

Thiago Alcantara

“Mendoj se është ndjenjë e jashtëzakonshme. E pritja këtë moment qe sa kohë dhe jam shumë shumë i lumtur që kam arritur këtu,” ka thënë Thiago gjatë prezantimit të tij sot.

Përndryshe në një analizë të botuar në Eurosport, është thënë se Thiagoja asnjëherë nuk është ndjerë si në shtëpi në Bayern, përkundër se ka qëndruar mjaft aty. Ai s’i përshtatej makinerisë gjermane në aspektin fizik - shikoni bicepsin e Leon Goretzkas.

Thiago Alcantara

Edhe Liverpool e ka mesfushën dinamike. Por tash aty vjen një dimension i ri, pasi që kjo s’do t’i pengojë askujt. Thiago do të jetë një vlerë që bletave punëtore të mesit të fushës së të kuqve do t’i sjellë pak teknikë, duke kontribuuar me marrje topi, driblim, e natyrisht edhe asistime e gola.


 
Të gjitha lajmet nga Premier League