Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA LAZIO

Thomas Strakosha drejt Bundesligës!

Thomas Strakosha drejt Bundesligës!


9 February, 2021 @10:56

Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, është duke biseduar për një kalim të mundshëm në Bundesligë.

Ekipet e interesuara nuk janë bërë të ditura nga Sky Sports i Gjermanisë, por në një bisedë me ta njëshi i kombëtares ka thënë:

“Jam i hapur për sfida të reja. Roma është shtëpia ime e dytë, por Bundesliga është shumë ligë interesante. Ky do të ishte një hap i madh për mua,” citohet të ketë thënë Strakosha.

Thomasi që u infektua me COVID-19 gjatë nëntorit të vitit të kaluar, e humbi vendin e portierit të parë te Lazio.

Ndërsa forma e mirë që e kapi rezervisti i tij Pepe Reina, ka bërë që trajneri i ekipit Simone Inzaghi të mos llogarisë shumë te shqiptari.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga