Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI I RAUNDIT TË DYTË

Tirana - Crvena Zvezda, përcaktohet termini i ndeshjes

Foto: KFTirana

Tirana - Crvena Zvezda, përcaktohet termini i ndeshjes


20 August, 2020 @9:12

Pas fitores së djeshme në Gjeorgji, duke e mposhtur Dinamon e Tbilisit 0-2 skuadra e Tiranës ka siguruar kualifikimin në raundin e dytë të kualifikimeve për Ligë të Kampionëve.

E aty, bardhekaltërit nga kryeqyteti shqiptar do të ndeshen me kampionët e Serbisë, Crvena Zvezda.

UEFA ka publikuar terminin e ndeshjes që do të zhvillohet në “Air Albania” dhe do të fillojë më ora 20:00 më 25 gusht 2020.

Kujtojmë, ish-lojtari i Lazios dhe Interit Dejan Stankovic, është trajner aktual i Crvena Zvezdës.

Ndërsa trajneri i Tiranës Emanuel Egbo përveç që ka thënë pas ndeshjes ndaj Dinamos se është i lumtur, ai ka shtuar edhe për ndeshjen e ardhshme ekipi i tij do të jep 100 % -shin për të kaluar tutje.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore