Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TIRANA - CRVENA ZVEZDA

Tirana e pafat, mposhtet minimalisht dhe eliminohet

Tirana e pafat, mposhtet minimalisht dhe eliminohet


25 August, 2020 @21:59

Me rezultat 0-1 në të mirë të mysafirëve u mbyll ndeshja e sontme mes Tiranës dhe Crvena zvezdës në “Air Albania Stadium”, rezultat i cili bën që Tirana të eliminohet nga rrethi i dytë kualifikues i Ligës së Kampionëve. Për shkak të pandemisë, ky rreth u luajt pa sistem të ndeshjeve kthyese, dhe kështu Tirana aventurën e sivjetme në Champions League e mbyll menjëherë pas humbjes së sontme.

Përkundër faktit që skuadra mysafire ishte bindshëm favorite “në letër”, Tirana sonte zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, e në disa raste ishte edhe e pafat para golit. Në anën tjetër, mysafirët shënuan përmes portugezit Tomane (62’), i cili u shkëput më së miri me kokë pas një krosimi të ardhur nga goditja këndore.

Shumë pak minuta para golit të pranuar, Tirana e goditi shtyllën përmes Mucit, kurse pak pas golit të pranuar, mundësinë më të mirë të tiranasve e shpërdoroi Cobbinah, i cili nuk shënoi dot nga shumë pak metra.

 

Në përjashtim të 10-15 minutave të parë të ndeshjes, gjatë të cilëve mysafirët ishin bindës, pjesa tjetër e ndeshjes kaloi mirë për Tiranën, që për fat të keq duhet të pajtohet me eliminimin.

 

Kujtojmë që skuadra serbe në sezonin që e lamë pas ishte pjesë e grupeve të Champions Leagues. Madje, në grupin e saj ishte edhe kampioni i atij sezoni, Bayerni, si dhe Tottenhami e Olympiacosi.

Në ndeshjen tjetër të natës në Champions League, PAOK-u grek eliminoi Besiktasin e Turqisë (3-1).


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore