Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONJA E SHQIPËRISË

Tirana zytarizon Orges Shehin si trajner të ri

Orges Shehi duke u prezantuar sot si trajner i ri i kampionit të Shqipërisë, KF Tirana/ Foto: Tirana/fb

Tirana zytarizon Orges Shehin si trajner të ri


27 January, 2021 @13:57

Pas largimit të Nevil Dedes nga posti i trajnerit të skuadrës dhe përfoljeve për ardhjen e Orges Shehit në krye të skuadrës, sot Tirana edhe zyrtarisht ka prezantuar ish-trajnerin e Skënderbeut dhe Kukësit si trajner të ri të skuadrës.

Shehi 43-vjeçar ish-portier i kombëtares shqiptare në prani të kryetarit të klubit bardhekaltër nga kryeqyteti i Shqipërisë, Refik Halili ka nënshkruar marrëveshjen me klubin edhe zyrtarisht.

“Ai është njohës i mirë i fushës së blertë dhe shprehet mjaft i kënaqur t’i bashkohet kampit të kampionëve. Pas një shtrëngimi duarsh me presidentin Halili, Shehi është drejtuar për në kompleksin Skënder Halili ku tashmë i është bashkuar skuadrës e cila është e plotë dhe e gatshme për t’u vënë në urdhërat e teknikut Shehi,” ka bërë të ditur KF Tirana në njoftimin zyrtar të saj.

Pas largimit të trajnerit nigerian Emanuel Egbo dhe Nevil Dedes, Shehi bëhet trajneri i tretë i skuadrës këtë stinor.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore