PACERS - 76ers
TJ Warren me rekord personal, Indiana fiton 76ers
2 August, 2020 @9:35
Indiana Pacers e mposhti Philadelphia 76ers me rezultat 127-121.
Ishte një ndeshje e paharueshme për lojtarin e Indianas TJ Warren. Ai shkëlqeu me 53 pikë, që ishte shifra më e madhe në karrierën e tij dhe luajti rolin kryesor në fitoren e skuadrës.
Te Philly gjithashtu Joel Embiid luajti një ndeshje fenomenale me 41 pikë e 21 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore performanca e tij.
Që të dyja skuadrat e kishin siguruar Play Offin më herët, derisa do t’i luajnë ndeshjet e mbetura për ta përcaktuar renditjen tabelare.