Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE SEMIFINALS

TOP 5-shja e gjysmëfinaleve në Superkupën e Kosovës

TOP 5-shja e gjysmëfinaleve në Superkupën e Kosovës


24 October, 2020 @10:20

Përfunduan edhe ndeshjet gjysmëfinale në Superkupën e Kosovës.

Prishtina duke e eliminuar Rahovecin dhe Bashkimi Prizrenin, u kualifikuan në finale të Superkupës.

TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e gjysmëfinaleve bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e gjysmëfinaleve të Superkupës e përbëjnë: Isaiah Taylors (Rahoveci), Nikola Vukcevic (Bashkimi), Altin Morina (Prishtina), Arian Qallaku (Prishtina) dhe Shaq Carter (Bashkimi).

Në humbjen e Rahovecit ndaj Prishtinës, njëri ndër më të mirët e vreshtarëve ishte Isaiah Taylor. Ai luajti me 26 pikë, 8 kërcime, 3 asistime dhe luajti me përqindje mbi 70% nga vija e treshit dhe vija e gjuajtjeve të lira.

Bashkimi u kualifikua në finale të Superkupës, duke e eliminuar Prizrenin në gjysmëfinale. Më të dalluarit te Bashkimi ishin Nikola Vukcevic dhe Shaq Carter.

Vukcevic sikurse në çerekfinale edhe në gjysmëfinale ishte më i miri i Bashkimit. Ai u dallua me 24 pikë, 5 kërcime, 5 asistime e 3 topa të vjedhur, kurse Carter luajti me 19 pikë e 8 kërcime.

Prishtina e mposhti Rahovecin pas vazhdimeve me rezultat 84-89. Më të veçuarit e Prishtinës ishin ish-lojtarët e Rahovecit, Altin Morina e Arian Qallaku.

Morina luajti me 17 pikë, 7 kërcime e 1 asistim, kurse Qallaku me 29 pikë, 10 kërcime, 5 asistime e 2 topa të vjedhur.


 
Të gjitha lajmet nga