Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE SEMIFINALS

TOP 5-shja e gjysmëfinaleve të Kupës (Liga e Parë)

TOP 5-shja e gjysmëfinaleve të Kupës (Liga e Parë)


4 February, 2021 @21:41

Pas përfundimit të dy ndeshjeve gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovë në Ligën e Parë të basketbollit, TopSporti.com ka zgjedhur pesëshen më të mirë të gjysmëfinaleve bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Pesëshen më të mirë të gjysmëfinaleve e përbëjnë: Fisnik Juniku (Istogu), Alban Latifaj (AS Prishtina), Xzavier Barmore (Drita), Gent Shala (Drita) dhe Dardan Sejdiu (AS Prishtina).

Istogu u mposht 64-69 nga Drita në gjysmëfinale, ndërkohë që Fisnik Juniku ishte më i dalluari në humbjen e skuadrës. Ai luajti me 22 pikë, 6 asistime, 5 kërcime e 2 topa të vjedhur, për të hyrë kështu në pesëshen e gjysmëfinaleve.

Nga skuadra fituese e këtij takimi, Drita, në pesëshen e gjysmëfinaleve vend gjejnë dy lojtarë: Xzavier Barmore dhe Gent Shala.

Basemore takimin e mbylli me 17 pikë, 3 kërcime, 3 topa të vjedhur e 2 asistime, kurse Shala luajti me 12 pikë, 14 kërcime, 1 asistim, 1 bllokadë dhe 1 top të vjedhur.

Nga ndeshja tjetër gjysmëfinale, ku mes vete u përballen Marigona Hill Prishtina dhe AS Prishtina, në pesëshe vend gjejnë Alban Latifaj dhe Dardan Sejdiu, që të dy të AS Prishtinës, e cila këtë takim e fitoi me rezultat 72-73.

Latifaj në këtë përballje luajti me 23 pikë, 7 kërcime, 6 asistime e 4 topa të vjedhur, kurse Sejdiu me 21 pikë, 12 kërcime e 2 bllokada, për ta përmbyllur kështu pesëshën e gjysmëfinaleve në Kupën e Ligës së Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Parë