Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (II)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (II)


2 November, 2020 @21:35

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së dytë në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Le’Jzae Davidson (Bashkimi), Raven Baker (Vëllaznimi), Enxhi Xhanaj (Prishtina), Valbona Bytyqi (Penza) dhe Sarah Mgbeike (Vëllaznimi).

Vashat e Bashkimit e regjistruan fitoren e dytë duke e mposhtur Trepçën me rezultat 60-96.

Amerikanja Le’Jzae Davidson ishte më e mira te Bashkimi me 23 pikë, 6 kërcime, 4 topa të rrëmbyer dhe 2 asistime.

Skuadra e Vëllaznimit sivjet është duke shkëlqyer.

Pas fitores në xhiron e parë kundër kundër Kastriotit, kësaj radhe gjakovaret arritën ta mposhtin Prishtinën me rezultat 67-89.

Amerikanet e skuadrës gjakovare sikurse në xhiron e parë, edhe në këtë ndeshje shkëlqyen. Sarah Mgbeike shkëlqeu me 28 pikë, 25 kërcime e 7 asistime, kurse Raven Baker luajti me 28 pikë, 7 kërcime, 2 asistime e topa të rrëmbyr.

Në humbjen e Prishtinës kundër Vëllaznimit, më e mira ishte Enxhi Xhanaj. Ajo luajti me 26 pikë, 12 kërcime, 5 asistime, 1 top të rrëmbyer e 1 bllokadë.

Pesëshen e javës po e mbyllim me Valbona Bytyqin e Penzës.

Penza e mposhti Kastriotin me rezultat 85-62, derisa Valbona Bytyqi ishte më e mira e skuadrës.

Bytyqi shkëlqeu me 30 pikë, 14 kërcime, 7 asistime e 5 topa të rrëmbyer dhe si zakonisht arriti të hyjë në TOP 5-shen e javës.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave