Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (XII)

TOP 5-shja e javës në Ligën e Femrave (XII)


1 February, 2021 @19:54

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 12 në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtareve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Le’Jzae Davidson (Bashkimi), Raven Baker (Vëllaznimi), Alexis Tolefree (Prishtina), Gabrielle Cooper (Penza) dhe Andrea Iavarone (Kastrioti)

KBF Bashkimi e mposhti KBF Trepçën me rezultat 58-68.

Le’Jzae Davidson shkëlqeu me 32 pikë, 4 kërcime, 2 asistime e 2 topa të rrëmbyer.

Vëllaznimi në këtë xhiro pësoi nga Prishtina. Më e dalluara në humbjen e skuadrës gjakovare ishte Raven Baker me 25 pikë, 6 kërcime, 4 topa të rrëmbyer e 3 asistime

Te Prishtina në këtë xhiro kundër Vëllaznimit ishte më e mira Alexis Tolefree me 21 pikë, 7 kërcime e 2 asistime.

Penza e mposhti Kastriotin me rezultat 93-72.

Gabrielle Cooper ishte më e veçuara me 25 pikë, 16 kërcime, 5 topa të rrëmbyer, 3 bllokada e 2 asistime.

Në humbjen e Kastriotit më e mira ishte Andrea Iavarone. Ajo luajti me 21 pikë, 11 kërcime, 4 asistime, 1 top të rrëmbyer e 1 bllokadë, për ta përmbyllur TOP 5-shen e javës në Ligën e Femrave.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave