TEAM OF THE WEEK
TOP 5-shja e javës në Ligën e Parë (X)
30 January, 2021 @15:10
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 10 në Ligën e Parë në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.
Ekipin e javës e përbëjnë: Xzavier Barmore (Drita), Albion Imeri (Vushtrria), Jon Pirana (Megasports), Diamant Shabani (Istogu) dhe Aaron Njike (New Basket)
Drita e njoftoi me humbjen e parë AS Prishtinën (85-71).
Më i dalluari te skuadra gjilanase ishte amerikani Xzavier Barmore. Ai luajti me 33 pikë, 7 topa të rrëmbyer, 5 asistime, 4 kërcime e 1 bllokadë.
Vushtrria triumfoi ndaj Prishtinës së Re me rezultat 91-99.
Albon Imeri me 24 pikë, 10 kërcime, 2 asistime e 2 topa të rrëmbyer, ishte më i veçuari te Vushtrria.
Megasportsi e mposhti Lipjanin me rezultat 87-75.
Basketbollisti prizrenas, Jon Pirana, ishte më i dalluari te Megasportsi me 17 pikë, 10 kërcime, 3 topa të rrëmbyer, 1 asistim e 1 bllokadë.
Istogu e nisi pjesën e dytë të stinorit me fitore ndaj Feronikelit (49-111).
Kapiteni i Istogut, Diamant Shabani, përsëri ishte në skenë. Ai luajti me 16 pikë, 9 kërcime, 4 asistime e 4 topa të rrëmbyer.
New Basket e mposhti Marigona Hill Prihtinën me rezultat 80-82.
Kamerunasi Aaron Njike ishte më i miri te New Basketi me 25 pikë, 15 kërcime, 3 asistime e 3 topa të rrëmbyer, për ta përmbyllur TOP 5-shen e javës në Ligën e Parë