Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (2)

TOP 5-shja e javës në Superligë (2)


5 October, 2019 @16:18

TopSporti.com ka zgjedhur më të mirët e xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në pesëshen e zgjedhur nuk ka lojtarë nga ndeshja Feronikeli - Rahoveci, pasi që kjo ndeshje do të luhet më vonë.

Ekipin e javës e përbëjnë: Musab Mala (Bashkimi), Demarkus Stuckey Jr (Lipjani), Malcolm Canada (Prizreni), Egzon Kuqi (Ylli) dhe Fahro Alihodzic (Prishtina)

Bashkimi e mposhti Trepçën me rezultat 74-85. Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Musab Mala. Ai kundër ish-skuadrës së tij shkëlqeu me 22 pikë, 6 asistime, 3 topa të rrëmbyer e 2 kërcime.

Fundori i Lipjanit, Demarkus Stuckey Jr, në humbjen e skuadrës së tij ishte më i miri në parket. Stuckey luajti me 36 pikë, shifër kjo që ishte më e larta e xhiros, por nuk mjaftoi për fitore kundër Yllit.

Malcolm Canada i Prizrenit, në mungesë të Elliott Colet, është duke e mbajtur barrën kryesore në skuadër. Në humbjen e skuadrës ndaj Prishtinës, ishte më i veçuari. Ai luajti me 29 pikë, 5 asistime, 5 kërcime e 4 topa të rrëmbyer.

Në fitoren e lehtë të Yllit kundër Lipjanit, Egzon Kuqi ishte më i miri te skuadra e trajnerit Arben Krasniqi. Kuqi luajti me 25 pikë, derisa ishte i saktë nga vija e treshit 100% (7 tentime, 7 shënime).

Pesëshen e javës e mbyll lojtari i Prishtinës, Fahro Alihodzic. Ai në fitoren e Prishtinës ndaj Prizrenit, luajti me 19 pikë, 9 kërcime e 4 asistime.


 
Të gjitha lajmet nga