Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (5)

TOP 5-shja e javës në Superligë (5)


17 October, 2019 @9:38

TopSporti.com ka zgjedhur më të mirët e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ekipin e javës e përbëjnë: Demarkus Stuckey Jr (Lipjani), Malcolm Canada (Prizreni), Dardan Berisha (Prishtina), Jure Gunjinja (Rahoveci) dhe Jordan Martin (Peja).

Lipjani në pesë ndeshje të zhvilluara ende nuk u njoftua me fitore, por performanca e fundorit amerikan Demarkus Stuckey Jr është mbresëlënëse deri më tani.

Stuckey në ndeshjen kundër Pejës luajti me 38 pikë, që ishte shifra më e lartë e javës, por nuk mjaftoi për fitore.

Ylli i skuadrës së Prizrenit, Malcolm Canada, për të katërtën herë rresht, arriti të hyjë në pesëshen e javës me performancën e tij. Ai në fitoren kundër Trepçës luajti me 18 pikë, 7 kërcime e 6 asistime.

Dardan Berisha ishte më i miri te Prishtina në fitoren e skuadrës kundër Feronikelit. Berisha luajti me 26 pikë, 6 asistime e 3 kërcime.

Në ndeshjen derbi të xhiros 5 në mes të Rahovecit dhe Bashkimit, fitues nga ky duel dolën vreshtarët. Në këtë triumf, rol të rëndësishëm te Rahoveci luajti kroati Jure Gunjina. Ai ishte më i dalluari me 16 pikë, 8 kërcime e 4 asistime.

Pesëshen e javës e mbyll lojtari Jordan Martin i Pejës. Amerika kundër Lipjanit luajti me double-double prej 20 pikëve e 10 kërcimeve.


 
Të gjitha lajmet nga