Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (7)

TOP 5-shja e javës në Superligë (7)


28 October, 2019 @22:12

TopSporti.com ka zgjedhur më të mirët e xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ekipin e javës e përbëjnë: Stevie Clark (Bashkimi), Ty Garland (Feronikeli), Malcolm Canada (Prizreni), Henrik Sirko (Peja) dhe Fahro Alihodzic (Prishtina).

Në xhiron e shtatë është luajtur derbi në mes të Pejës dhe Bashkimit që përfundoi me fitoren e skuadrës prizrenase. Më i dalluari te portkollaezinjtë ishte amerikani Stevie Clark. Ai luajti me 26 pikë, 6 topa të rrëmbyer e 5 kërcime.

Feronikeli e regjistroi fitoren e dytë të stinorit. Nikli e mposhti Lipjanin me rezultat 89-84. Ty Garland i Feronikelit shënoi 33 pikë, që ishte shifra më e lartë e xhiros.

Prizreni e mposhti Yllin dhe u vendos në pozitën e dytë në Superligë. Malcolm Canada ishte më i veçuari me 25 pikë, 6 asistime e 4 kërcime. Canada për të pestën herë është zgjedhur në pesëshen e javës.

Krahas humbjes së Pejës kundër Bashkimit, më i miri te Peja ishte kroati Henrik Sirko me 24 pikë e 8 kërcime.

Pesëshen e javës e mbyll qendra e Prishtinës Fahro Alihodzic. Prishtina e mposhti Trepçën, derisa Alihodzic ishte më i miri me double-double.


 
Të gjitha lajmet nga