Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TEAM OF THE WEEK

TOP 5-shja e javës në Superligë (XIX)

TOP 5-shja e javës në Superligë (XIX)


1 February, 2021 @17:13

Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së 19 në Superligën e Kosovës në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e javës e përbëjnë: Musab Mala (Bashkimi), Ivan Koljevic (Trepça), Erjon Kastrati (Ylli), Drilon Hajrizi (Trepça) dhe Set Leday (Prishtina).

Bashkimi e mposhti Rahovecin me rezultat 86-83.

Musab Mala shkëlqeu me 38 pikë, 3 kërcime e 1 asistim, në fitoren e Bashkimit.

Trepça triumfoi ndaj Pejës me rezultat 110-91.

Ivan Koljevic dhe Drilon Hajrizi, ishin më të mirë te skuadra mitrovicase. Koljevic luajti me 33 pikë, 10 asistime, 4 kërcime e 3 topa të rrëmbyer, kurse Hajrizi me 32 pikë, 9 asistime, 8 kërcime e 2 topa të rrëmbyer.

Edhe Ylli e mbylli xhiron me fitore duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 75-71.

Erjon Kastrati në formë, përsëri ishte më i miri i skuadrës suharekase. Kastrati luajti me 18 pikë, 5 kërcime, 4 topa të rrëmbyer e 3 kërcime.

Prishtina e mposhti Prizrenin me rezultat 66-74.

Seth Leday ishte më i dalluari te Prishtina me 14 pikë, 9 kërcime, 3 asistime, 1 top të rrëmbyer dhe 1 bllokadë, për ta përmbyllur TOP 5-shen e javës 19 në Superligë


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga