Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KUPA E KOSOVËS

TOP 5-shja e Kupës së Kosovës (Superliga 2019/20)

TOP 5-shja e Kupës së Kosovës (Superliga 2019/20)


19 February, 2020 @15:53

Kupa e Kosovës, përfundoi me fitoren e Pejës, ku e mposhti Yllin në finale me rezultat 64-79.

TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e Kupës së Kosovës, bazuar në performancat individuale të lojtarëve.

Ekipin e Kupës së Kosovës e përbëjnë: Nigel Johnson (Peja), Devonte Brown (Ylli), Samir Zekiqi (Ylli), Henrik Sirko (Peja) dhe Rick Jackson (Peja)

Nga fituesi i Kupës, Peja, arritën të hyjnë lojtarët: Nigel Johnson, Henrik Sirko dhe Rick Jackson.

Johnson gjatë Kupës së Kosovës shkëlqeu te Peja. Ai luajti në dy ndeshje me double-double. Sirko është zgjedhur MVP nga Federata e Basketbollit e Kosovës me peformancën e tij.

Lojtari i tretë nga Peja që hyri në TOP 5-shen e Kupës, Rick Jackson, ka dominuar në trapez.

Nga finalisti i Kupës, Ylli, arritën të hyjnë: Samir Zekiqi dhe Devonte Brown. Këta dy lojtarë luajtën një rol të rëndësishëm te Ylli në suksesin historik të klubit.


 
Të gjitha lajmet nga