Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ANDIN RASHICA

Topat e humbur, faktori kryesor i fitores

Topat e humbur, faktori kryesor i fitores


13 November, 2022 @21:16

Ndihmës-trajneri i Prishtinës Andin Rashica ka thënë se topat e humbur kanë qenë faktor kryesor i fitores së tyre ndaj Vëllaznimit sonte. Ai ka theksuar se për herë të parë këtë stinor Prishtina kreu ndeshjen me më pak se 10 topa të humbura, që sollën edhe deri te fitorja.

Prishtina në këtë duel i kishte 8 topa të humbura, në krahasim me Vëllaznimin që kishte 18.

“Mendoj që topat e humbur vendosën lojën. Kjo ishte ndeshja e parë me më pak se 10 topa të humbur për Prishtinën. Kësaj radhe humbëm 8 topa gjatë ndeshjes, që është hera e parë këtë sezon dhe në anën tjetër i shfrytëzuam topat e humbura të Vëllaznimit. Po ashtu edhe përvoja e bëri të veten. I përgëzoj djemtë për energjinë e dhënë gjatë takimit,” ka thënë Rashica ndër të tjera në deklaratën e dhënë pas ndeshjes.

Me fitoren e sontme, Prishtina del në vend të dytë të renditjes tabelare të Superligës, duke u bërë me bilanc 6-4.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga