NË TIRANË
Torassa vazhdon me kampionen
28 July, 2020 @0:18
Futbollisti argjentinas, Agustin Torassa, ka vazhduar kontratën edhe për një sezon me kampionen e Shqipërisë, Tirana.
Njoftimin para pak çastesh e ka zyrtarizuar klubi bardhekaltër i kryeqytetit të Shqipërisë, ndërsa Torassa ka thënë se është i lumtur me marrëveshjen e arritur.
“Jam i lumtur që kam arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës edhe për një sezon me Tiranën. Ka qenë një vit fantastik ky, ndërsa besoj që tjetri do të jetë edhe më i mirë,” ka shkruar ndër të tjera argjentinasi që luan si mesfushor ofanziv dhe mund të luaj edhe si ndihmës sulmues.