Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TORINO - LAZIO

Torino kryen sezonin me rekord ekipor

Torino kryen sezonin me rekord ekipor


26 May, 2019 @17:12

Torino ka shënuar fitore ndaj Lazios në duelin e xhiros së fundit të Serie A-së për këtë stinor, 3-1.

Me këtë fitore, Torino ka përfunduar stinorin mbi Lazion, duke tubuar 63 pikë dhe pozitën e shtatë të elitës italiane të futbollit.

Kjo shifër e pikëve, është rekorde për Torinon prej se për fitore ekipet marrin tre pikë në kampionat.

Shiko: TABELA AKTUALE

Humbja, ka lënë Lazion në vend të tetë në fund të stinorit, derisa ekipi i Simone Inzaghit luajti me gjysmë skuadre sot, duke i dhënë rastin futbollistëve që nuk janë standard.

E Emiliano Moretti në moshën 37 vjeçare është përshëndetur nga ekipi i granatave duke i dhënë fund karrierës së tij si futbollist aktiv. Ai ka qenë pjesë e Valencias prej 2004 deri në 2010, kur verës kaloi te Genoa.

Prej atëherë deri në verën e 2013s ka qenë pjesë e xhenovezëve, ndërsa deri sot ka mbrojtur ngjyrat e Torinos, për të cilët ka pasur 184 paraqitje vetëm në Serie A.


 
Të gjitha lajmet nga Serie A