Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIVALI

Trajneri i Interit: Kujdes nga Drita!

Trajneri i Interit: Kujdes nga Drita!


7 August, 2020 @15:27

Kundërshtari i parë i Dritës në parakualifikime për Ligë të Kampionëve 20/21, Inter Escalades, pritet që të ketë kujdes të shtuar në përballje me kampionen e Kosovës.

Së paku kështu ka deklaruar trajneri i skuadrës që për herë të parë u bë kampion në Andorrë.

Në një prononcim të tij për faqen zyrtare të klubit, Adolfo Baines, trajner i ekipit ka thënë se skuadra e tij duhet të ketë kujdes nga Drita.

“Drita ka lojtarë cilësorë në skuadër. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në fushë për t’i bërë ballë atyre,” ka thënë ndër të tjera Baines.

Dueli mes Dritës dhe Inter Escalades do të zhvillohet në Nyon të Zvicrës më datë 8 gusht 2020 me fillim prej orës 18:00.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga