Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZREN

Trajneri i radhës që shkarkohet në Ligë të Parë

Trajneri i radhës që shkarkohet në Ligë të Parë


12 April, 2022 @17:50

Vetëm dy ditë pas shkarkimit nga detyra të trajnerit të KF Drenasi, Ramiz Dervishi, edhe skuadra tjetër e Ligës së Parë Grupi A, A&N, ka bërë të ditur zyrtarisht se ka shkarkuar trajnerin e saj.

Kështu, ekipi prizrenas që së fundi barazoi me Istogun në Demush Mavraj dhe nuk arriti të dalë në pozitën e dytë të renditjes tabelare me fitore potenciale, ka ndarë rrugët me trajnerin Petrit Rushiti.

TABELA AKTUALE

“Me marrëveshje mes dy palëve kemi ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Petrit Rushiti. E falenderojmë Petritin për punën profesionale dhe i urojmë suksese në karrierën e tij,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i klubit prizrenas.

Tash A&N është në pritje të trajnerit të tretë që do të merr drejtimin e skuadrës brenda stinorit 2021/22, pasi që nisën stinorin me Genc Tamnikun, vazhduan me Rushitin dhe të shohim me kë do ta përfundojnë. Rushiti ishte zyrtarizuar nga A&N më 10 dhjetor 2021.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë