TIRANA
Trajneri i ri, çështje zyrtarizimi te kampionja
27 January, 2021 @1:03
Pas largimit të trajnerit të deritashëm të skuadrës nga detyra, Nevil Dede, Tirana shpejt pritet që të zyrtarizojë trajnerin e ri të skuadrës.
Sipas asaj që ka mësuar e përditshmja tiranase, Panorama Sport, bëhet e ditur se bardhekaltërit kampionë kanë arritur marrëveshje me ish-portierin e kombëtares shqiptare, Orges Shehi, që të merr timonin e skuadrës bardhekaltër nga kryeqyteti.
Përgjatë karrierës së tij të re si trajner, Shehi 43-vjeçar ka drejtuar Skënderbeun përgjatë viteve 2018 dhe ‘19, ndërsa në fillim të vitit të kaluar ka punuar si trajner i Kukësit.
Së fundi Tirana është në krizë të rezultateve meqenëse ka humbur dy duelet e forta, derbin ndaj Partizanit dhe atë ndaj Laçit. Të dyja me rezultat minimal, 0-1.
Përndryshe Tirana është në pjesë të poshtme të tabelës së Superiores, duke u gjetur në vend të gjashtë të renditjes me 20 pikë nga 16 ndeshje.
Lider është Vllaznia me 36 pikë nga po aq ndeshje.