EUROPA LEAGUE

Tre Penne - Gjilani, caktohet data e re e ndeshjes
20 August, 2020 @15:03
Pasi ndeshja e paraparë të luhej sot u pezullua, tashmë është bërë e ditur data e re kur do të luhet ndeshja mes Tre Pennes dhe Gjilanit, ndeshje e vlefshme për kualifikime drejt Europa Leagues.
Përmes një njoftimi në Facebook, klubi i Gjilanit para pak minutave ka bërë të ditur që kjo ndeshje do të luhet nesër (21 gusht), ndërsa ora dhe detaje tjera të ndeshjes do të bëhën të ditura më vonë.
Njoftimi i plotë i klubit gjilanas:
“UEFA njofton se ndeshja do të zhvillohet ditën e nesërme, ku para zhvillimit të saj do të ritestohen të githë futbollistët dhe stafi, përveç rastit i cili ka dalur pozitiv në testimin e djeshem.
Për orën dhe detajet e tjera do të ju informojmë në vijim.”