TREPÇA '89 - PRISHTINA
Trepça ‘89 - Prishtina, hapin xhiron XXII
27 February, 2021 @10:10
Xhiroja XXII e Superligës në futboll hapet sot me ndeshjen e vetme të ditës, Trepça ‘89 - Prishtina.
Të dyja skuadrat janë në formë të mirë dhe synojnë fitore në këtë ndeshje për ta vazhduar serinë e rezultateve pozitive.
‘89-shi do ta pret Prishtinën pas dy fitoreve shumë të rëndësishme përballë Dritës dhe Llapit, derisa Prishtina e cila ka 5 fitore rresht, do të mundohet ta mbajë hapin me kreun e tabelës.
Në përballjen e parë në mes të këtyre dy skuadrave në Superligë, fitore kishin shënuar xehetarët me rezultat 1-0, derisa në përballjen e dytë bardhekaltërit ishin ata që u gëzuan në fund me rezultat 4-2.
Para kësaj ndeshjeje Prishtina gjendet në pozitën e tretë me 41 pikë, kurse Trepça ‘89 renditet e pesta me 28 pikë.
Ndeshja mes dy rivalëve të vjetër fillon nga ora 13:00 dhe luhet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.