Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE E MITROVICASVE

Trepça mposht Yllin, për t’ia rrezikuar gjysmëfinalen direkte!

Trepça mposht Yllin, për t’ia rrezikuar gjysmëfinalen direkte!


26 March, 2023 @18:57

Humbja e tetë e Yllit këtë sezon, mund t’i lë suharekasit të përfundojnë në vend të tretë të renditjes tabelare dhe kështu ata do të duhet t’ia nisin PlayOffit prej çerekfinales! Dy vendet e para në fund të stinorit të rregullt çojnë direkt në gjysmëfinale.

Trepça që u tregua jo fort e fokusuar në pjesë të parë, ka bërë dallimin e madh në pjesë të dytë për të mposhtur Yllin dhe për t’i lënë ata pa fitore në fund, duke u shënuar 46 pikë në pjesë të dytë karshi vetëm 30 të pranuarave ashtu që të fitojnë ndeshjen, Ylli 85-91 Trepça!

Fundi i çerekut të tretë gjeti Yllin në epërsi minimale 69-68 ndaj Trepçës, pasi që mitrovicasit veçse kishin nisur rikthimin, që doli të jetë i madh! Ndërsa pas shumë lufte në çerekun e fundit, falë ka qenë treshja e Ken Brownit 1.14 minuta para fundit që i dha epërsinë edhe njëherë atyre, për të fituar, pasi që më tej, përkundër mundësive, suharekasit nuk shënuan asnjëherë deri në fund.

TABELA AKTUALE

Erjon Kastrati ka qenë koshashënuesi më i mirë i Trepçës sot, duke dhënë 18 pikë në ndeshje, ndërsa me double-double duelin e kreu i përhershmi Drilon Hajrizi, që luajti me 15 pikë, 2 asistime e 10 kërcime në fitore.

Ken Brown, që shënoi treshen e rikthimit në fund, bëri 14 pikë dhe 6 asistime në lojë, duke shutuar 4/6 për tri pikë!

Henrik Sirko dha 23 pikë, 4 asistime e 6 kërcime. Bashir Ahmed luajti me 19 pikë, 5 asistime e 5 kërcime, ndërsa Gëzim Morina bëri 16 pikë, 3 asistime e 8 kërcime. Në fakt 5-6 lojtarët kryesorë të Yllit luajtën shumë mirë, por ekipi ishte shkurtër në bankë, për dallim nga Trepça! Atë që e kishte përmendur edhe më parë Adis Beciragic.

Me fitore, Trepça bën bilansin 16-11 një xhiro para fundit të stinorit, ndërsa Ylli me 19-8 do të shpresoj në rezultatet e kundërshtarëve për të mos humbur pozitën e dytë në renditje!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga