Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - DRITA

Trepça si në stërvitje ndaj Dritës

Trepça si në stërvitje ndaj Dritës


26 March, 2022 @18:44

Siç është pritur ashtu edhe ndodhi.

Trepça pa problem e mposhti Dritën me rezultat 107-47.

Skuadra mitrovicase nga minuta e parë e deri në fund nuk e lëshoi epërsinë ndaj Dritës.

Në këtë ndeshje te Trepça luajtën të gjithë lojtarët, derisa më të mirët ishin Ty Cockfield me 17 pikë, Mike Edwards me 16 pikë, Drilon Hajrizi me 12 pikë dhe Samir Zekiqi me 11 pikë.

Te Drita i vetmi me pikë dyshifrore ishte Qëndrim Demi me 16 pikë.

TABELA AKTUALE

Trepça me 17 fitore e 7 humbje gjendet në pozitën e dytë, kurse Drita është skuadra e vetme pa fitore me 24 humbje.

Në xhiron tjetër Trepça takohet me Pejën, derisa Drita me Prizrenin 16.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga