Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINË

Triumf Sinani merr drejtimin e KF Ramiz Sadikut

Triumf Sinani merr drejtimin e KF Ramiz Sadikut


8 June, 2022 @13:05

Ish-futbollisti dhe së fundi trajneri i kategorive të reja të klubit të KF Ramiz Sadikut, Triumf Sinani, është emëruar sot edhe zyrtarisht si trajner i ekipit të parë (senior) të KF Ramiz Sadikut.

Njoftimin e ka bërë klubi prishtinas në llogaritë e rrjeteve sociale, derisa ka bërë të ditur se i ka besuar ekipin e parë Sinanit për edicionin 2022/23.

“Sot në zyret e klubit u zyrtarizua trajneri i ekipës së parë për stinorin 2022/23. Ish kapiteni i KF Ramiz Sadiku, trajner për shumë vite i Shkollës së Futbollit, së fundmi trajner në Superligën e Kadëtëve, Triumf Sinani mori besimin e Klubit për ta udhëheqë ekipen Seniore,” ka shkruar njoftimi i KF Ramiz Sadikut.

KF Ramiz Sadiku përgjatë stinorit të kaluar drejtohej nga trajneri Elon Berisha. Pas largimit të tij, drejtuesit e klubit vendosën që timonin e ekipit të parë t’ia besojnë Sinanit.

KF Ramiz Sadiku garon në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi B, ndërsa stinorin e kaluar e përfunduan në pozitë të gjashtë të renditjes tabelare, duke arritur të shënojnë 10 fitore, 4 barazime dhe 13 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë