Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREZANTOHET TUCHEL

Tuchel tregon synimet e Bayernit për këtë sezon!

Tuchel tregon synimet e Bayernit për këtë sezon!


25 March, 2023 @13:48

Pas falenderimit për punën e kryer deri tash dhe titujve të fituar nën drejtimin e Julian Nagelsmann dhe një pauze nga Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic, të dy zyrtarë të lartë të Bayernit sot, është prezantuar kryetrajneri i ri i ekipit, Thomas Tuchel.

Tuchel, pos që ka bërë të ditur se as që e ka pasur në plan Bayernin si opsion së fundi, pasi që ka qenë plotësisht e papritur për te ftesa, ka thënë se me ekipin që ka në dispozicion ai dhe atë që ka lënë Nagelsmann, atëherë Bayerni do të luftojë në të tre frontet.

Tuchel Thomas @ Bayern

“Puna që ka bërë Juliani këtu dhe ekipi që është na japin mundësinë që të kërkojmë luftë deri në fund në të trija garat ku marrim pjesë. Sigurisht që ka edhe rreziqe rrugës, por ne e duam edhe presionin edhe stresin, duke ditur që dashuria për këtë lojë është më e madhe se shqetësimet që do të mund të vijnë rrugës. Kështu, me vetëbesim dhe punë, duam të luajmë për të tre titujt këtë stinor,” ka thënë ndër të tjera 49-vjeçari, që me Chelsean fitoi Ligën e Kampionëve në 2020/21, ndërsa te Parisi një stinor më parë kishte arritur në finalen e parë të tyre, në 2019/20.

Bayern do të luajë ndaj Dortmundit lider, që në kthim të ligës pas dueleve të kombëtareve. Më pas e pret Freiburgu në Kupë të Gjermanisë por edhe në Bundesligë. Freiburgu është në formë, është i katërti aktualisht në Bundesligë. Dortmundi lider ka 53 pikë, Bayerni ndjekës ka 52. Freiburg i katërti është në 46 pikë. Në ndërkohë Manchester City po kërkohet të kalohet me ngulm nga bavarezët, që nuk shohin më pak se gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve. Tuchel ka nënshkruar kontratë me Bayernin deri më 30 qershor të vitit 2025.

 


 
Të gjitha lajmet nga Champions League