Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA

UEFA del me komunikatë për ndeshjen PSG-IBB

UEFA del me komunikatë për ndeshjen PSG-IBB


8 December, 2020 @22:45

Pas incidentit të ndodhur në përballjen Paris - Istanbul, UEFA ka dalë me komunikatë për të sqaruar rrethanat e reja të krijuara dhe çka do të bëhet në vijim.

“Pas incidentit ku është përfshirë referi i katërt, ndeshja është pezulluar përkohësisht. Pas konsultimit me dy skuadrat, është arritur pajtim që ndeshja të rinisë me një refer të katërt tjetër. UEFA do të hetojë këtë çështje dhe do të vazhdojë të informojë,” ka shkruar UEFA.

Ndihmës-trajneri i Istanbulit Pierre ëebo mori karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes, ndërsa është raportuar se gjyqtari i katërt i është drejtuar gjyqtarit tjetër të ndeshjes me fjalët “kartonin jepja të ziut” ku ekipi turk ka aluduar në racizëm.

Mediat turke kanë raportuar se ëebo e Demba Ba i kanë thënë gjyqtarit të katërt pse nuk i drejtohet lojtarëve të tjerë me fjalët “ndëshkoje të bardhin” - për t’ia sqaruar atij racizmin e shfaqur.


 
Të gjitha lajmet nga Champions League