VENDIMI I KD-së
UEFA eliminon edhe Slovanin në tavolinë
24 August, 2020 @19:36
Pas humbjes së Prishtinës në tavolinë ndaj Lincolnit në kualifikime për Europa League, ngjashëm UEFA-ja ka vendosur edhe për ekipin sllovak Slovan Bratislava.
I tërë ekipi sllovak u karantinua në Ishujt Faroe pasi që një në ekipin e Slovanit në dy ditë radhazi u paraqit nga një rast pozitiv me COVID-19.
Kështu ekipi i Ishujve Faroe, Klaksvik merr fitoren në tavolinë 3-0, duke e eliminuar Slovanin nga gara e mëtutjeshme e raundit të parë kualifikues të ChampionsLeague 20/21.