Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INFUZION FINANCIAR NGA UEFA

UEFA i ndan €200 mln. klubeve të Evropës

UEFA i ndan €200 mln. klubeve të Evropës


23 April, 2020 @16:24

UEFA ka bërë të ditur se do të jep 70 milionë euro për 676 klubet evropiane.

Në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së u vendos që të pagohen të gjitha skuadrat që në gjirin e tyre kanë futbollistë që luajnë në reprezentacione.

Në etapën e parë do të ndahen 70 milionë euro, ndërsa më pas edhe një shumë prej 130 milionë eurove është planifikuar të ndahet nga UEFA-ja, që në total bën 200 milionë euro fondin.

• 50 milionë euro do t’i ndahen klubeve që kanë lojtarët nga 39 reprezentacionet që nuk kanë arritur të sigurojnë EUROn dhe PlayOffin për EURO.

• 17.7 milionë euro do t’i ndahen klubeve që kanë reprezentues që kanë siguruar PlayOffin për EURO.

• 2.3 milionë euro të mbetura do të ndahen për klubet, lojtarët e të cilëve do të marrin pjesë në PlayOff për EURO, përgjatë vjeshtës 2020.

Çdo klub minimalisht do të merr 3 mijë e 200 euro, ndërsa maksimalisht 630 mijë euro. Paratë që do t’i marrin klubet do të përcaktohen nga performancat e reprezentuesve që luajnë te ato (suksesi në kualifikime për EURO dhe Ligë të Kombeve, periudha 2018-2020).

Përndryshe, 130 milionë euro tjera shtesë nga UEFA-ja do t’ju ndahen përfaqësueseve që sigurojnë EUROn.

Kreu i UEFA-së, Aleksander Čeferin, pas këtij vendimi ka thënë:

“Klubet evropiane janë pjesë integrale e suksesit të ndeshjeve të përfaqësueseve. Si rezultat, një pjesë e mirë e të ardhurave nga ndeshjet e reprezentacioneve evropiane do t’i ndahen klubeve që lirojnë lojtarët për këto ndeshje. Në këto kohëra të vështira kur thuajse çdo klub ka probleme financiare, ka qenë detyrë e jona që t’i sigurojmë klubeve pagesat, sa më shpejtë të jetë e mundur.”

Ndërkaq, UEFA gjithashtu ka bërë të ditur se lista komplete e klubeve përfituese me çdo cent të paguar, do të publikohet pasi që të përfundojë EURO 2020, që do të zhvillohet në verën e vitit 2021.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani