Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E PLAYOFFIT, UEFA

Uellsi i kthehet Botërorit pas 64 vitesh

Uellsi i kthehet Botërorit pas 64 vitesh


6 June, 2022 @13:43

Pas arritjes së dy EURO-ve të fundit, Uellsi tashmë ka siguruar edhe Kampionatin Botëror, të parin që prej vitit 1958.

Me një fitore minimale ndaj Ukrainës, në një ndeshje emocionale, Uellsi me Gareth Bale-in lojtar kryesor ka siguruar pjesëmarrjen në “Katari 2022” - që luhet në nëntor-dhjetor të këtij viti.

Njëri ndër më meritorët për arritjen e këtij suksesi të Uellsit, pos Gareth Bale që ka qenë i jashtëzakonshëm gjatë rrugëtimit kualifikues dhe duelit të parë të PlayOffit, në ndeshjen vendimtare ndaj Ukrainës në pah ka dalë portieri Wayne Hennessey, që ka mbrojtur disa raste të mira të ukrainasve.

Në fund, një autogol i Yarmolenkos vendosi ndeshjen, pasi që Bale kishte gjuajtur nga gjuajtja e lirë, derisa Uellsi fitoi 1-0 për të siguruar Botërorin, e gëzimi i lojtarëve dhe tifozëve uellsian ishte i madh.

GRUPET E BOTËRORIT, KATAR 2022

Shorti i tërhequr më parë i Botërorit, vendos Uellsin në grup me Anglinë, Iranin dhe SHBA-të.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori