ULPIANA 4-0 KIKA
Ulpiana bindshëm ndaj Kikës, bën distancë në krye
29 November, 2020 @18:30
Skuadra e Lipjanit, Ulpiana, me fitoren e thellë të arritur sot ndaj Kikës 4-0 [Selimi 10, Shqiprim Kelmendi 17, 23, Fazliu 86] ka rikthyer kreun e Ligës së Parë B dhe kësaj radhe me distancë 3 pikëshe ndaj kundërshtarëve ndjekës.
Ekipi i Ulpianës shpejt ka siguruar fitoren, pasi që për 23 minutat e para të lojës veçse kishte arritur avantazhin 3-0, ndërsa më pas ndeshja shkoi në qetësi e kontroll të plotë të vendasve për të përfunduar me 4-0 në fund.
Me këtë fitore, të gjashtën e këtij stinori, Ulpiana ka 3 pikë dallim nga kundërshtarët e parë ndjekës të saj për pozitën e parë, Flamurtari e Vitia.
Në anën tjetër Kika mbetet në 19 pikë, por s’shkon shumë postë nga kreu, duke qenë se qëndron në pozitën e katërt të renditjes tabelare.