Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EUROPA LEAGUE

United e Inter vazhdojnë përpara

United e Inter vazhdojnë përpara


5 August, 2020 @22:53

Pas Copenhagen e Shakhtar, dy çerekfinalistët e radhës në Europa League janë Manchester United dhe Inter.

Pas fitores 0-5 në Austri, United sonte fitoi 2-1 në shtëpi ndaj LASK Linzit, për ta siguruar kështu lehtësisht çerekfinalen. Në anën tjetër, Inter fitoi 2-0 ndaj Getafes në Gjermani (fituesi në këtë takim u vendos me vetëm një ndeshje knock-out për shkak që pandemisë), për ta arritur gjithashtu çerekfinalen.

Në çerekfinale United më 10 gusht luan ndaj Copenhagen në Köln të Gjermanisë, kurse Inter pret fituesin e duelit Leverkusen vs. Rangers (ndeshja e parë në Skoci u fitua 1-3 nga Leverkusen).

Duhet cekur që disa përballje të 1/8 së finales në Europa League sivjet janë luajtur me 2 ndeshje, kurse disa vetëm me një (rasti i Interit si shembull), varësisht se a ka arritur të luhej të paktën ndeshja e parë mes skuadra respektive para se pandemia ta ndalonte futbollin në muajin mars. Nga çerekfinalja e tutje, nuk ka ndeshje kthyese.


 
Të gjitha lajmet nga Europa League