DUELI I RADHËS, SOT
Vajzat në kërkim të fitores së dytë
3 September, 2019 @11:03
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, në orën 17:00, do të luajë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021 kundër Sllovenisë.
Ekspedita e dardaneve ka udhëtuar të dielën në Slloveni, derisa dje përzgjedhësja Afërdita Fazlija në stërvitjen e fundit para kësaj ndeshjeje i ka dhënë instruksionet e duhura futbollisteve për këtë përballje.
Atmosfera në kampin e dardaneve është shumë e mirë, derisa pas fitores së arritur kundër Turqisë (2:0), optimizmi për rezultat pozitiv në Slloveni është i madh.
Sllovenet janë mposhtur në përballjen e parë të grupit nga Rusia 0-1 dhe njëjtë sikurse vajzat tona, luajnë sot duelin e dytë të grupit.
Aktualisht, lidere të grupit janë holandezet, që janë fuqi botërore, me pikë të njejta si Kosova, por me golaverazh të thellë.