Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FORTUNA 2-1 SCHALKE

Valon Berisha me Fortunën përmbysin Schalken

Foto: Fortuna/fb

Valon Berisha me Fortunën përmbysin Schalken


27 May, 2020 @22:26

Skuadra ku luan Valon Berisha, Fortuna Dusseldorf, ka shënuar fitore jashtëzakonisht të rëndësishme ndaj Schalkes sonte për të shtuar shpresat për shpëtim të stinorit në dëm të ëerderit të Milot Rashicës.

Me këtë fitore 2-1 [Hennings 63, Karaman 68 - McKennie 53], Fortuna krijon distancë ndaj ëerderit (që është në zonën e rënies) ndërsa i afrohet në një pikë Mainzit (që është në zonën e shpëtimit).

TABELA AKTUALE

Valon Berisha pat një rast të mirë në pjesë të parë, ndërsa ndeshjen e nisi si zakonisht si startues, kurse luajti për 81 minuta në ndeshje.

Forma e keqe e Schalkes pa fitore prej janarit vazhdon, ndërsa Fortuna që prej rifillimit të stinorit nuk ka ndeshje që nuk ka marrë pikë, derisa sonte ka qenë edhe fitorja e parë e tyre.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga