Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA KONFERENCA

Valon Berisha: Ndeshja më e rëndësishme për Kosovën

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Valon Berisha: Ndeshja më e rëndësishme për Kosovën


11 October, 2019 @20:41

Njëri ndër lojtarët më të mirë të përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, në konferencën e fundit për shtyp ka thënë se ndeshja me Malin e Zi do të jetë si një finale për skuadrën tonë.

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

“Ndoshta është njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme që do të luajmë si kombëtare. Është një test shumë i madh, do të jetë e vështirë.

Mali i Zi është një ekip shumë i fotë, por jemi në shtëpi, e kemi mbështetjen e tifozëve edhe duhemi të luajmë për fitore. Nuk duhemi të shikojmë rezultatin e ndeshjes së sonte (Çekia-Anglia),duhet të mendojmë për fitore.

Pas kësaj do të jetë edhe një finale tjetër për neve, por së pari duhet të fitojmë Malin e Zi.

Në ndeshjen e parë nuk isha në fushë për shkak të lëndimit, por edhe kjo do të jetë një ndeshje e vështirë sikurse atjem Do të jetë lojë fizike, jemi të përgatitur dhe do të luajmë për fitore.” - u shpreh Berisha.

Më tej ai shtoi:

Miloti me Vedatin janë lojtarët kyç për ne, dhe janë në formë. Rikthimi i tyre është shumë i rëndësishëm për ekipin tonë.”

TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE

Kosova do të luajë me Malin e Zi më 14 tetor në ora 20:45 në stadumin “Fadil Vokrri”.


 
Të gjitha lajmet nga