Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

E FUNDIT

Valverde shkarkohet sot

Valverde shkarkohet sot


28 May, 2019 @12:32

Ditë e shkarkimeve duket të jetë sot në ekipet e njohura të futbollit.

Pas Gennaro Gattusos, që pak më parë konfirmoi largimin nga Milan, mediat spanjolle raportojnë se gjatë ditës pritet të zyrtarizohet edhe largimi i Ernesto Valverdes nga Barcelona.

Barcelona këtë stinor fitoi vetëm titullin kampion, ndërsa pësoi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Liverpool, duke u turpëruar me 4-0 pas 3-0 në ndeshjen e parë. Por, së fundi humbi edhe trofeun e Kupës së Mbretit, duke u mposhtur nga Valencia në finale 2-1.

Mundo Deportivo konfirmon se vendimi është marrë nga kryesia e Barcelonës, ndërsa ka mbetur vetëm publikimi i komunikatës për largim.

Valverde dërgoi Barcelonën drejt dy titujve të kampionit radhazi, por kjo nuk mjaftoi pas disfatave turpëruese për dy vjet radhazi në Champions League.

Për momentin, Roberto Martinez selektor i Belgjikës dhe Ronald Koeman ish lojtar i katalonasve, duken emrat më të lidhur me postin e trajnerit të ri te Barcelona.


 
Të gjitha lajmet nga La Liga