FEYENOORD
Van Persie me detyrë të re
7 August, 2020 @13:19
Ish-super ylli holandez, Robin Van Persie, sot ka filluar një detyrë tjetër me Feyenoordin.
Van Persie do të jetë në shtabin teknik të trajnerit Dick Advocaat te skuadra holandeze.
Në lidhje me detyrën, Persie ka thënë:
“Në fakt stinorin e kaluar mund të isha në detyrë, por për shkak të pandemisë është shtyer. Trajneri Advocaat më telefonoi dhe më pyeti se a jam i interesuar ende dhe pa menduar e pranova ofertën.”
Robin Van Persie më 12 maj 2019 u pensionua nga futbolli, derisa gjatë karrierës së tij ka luajtur te skuadrat si Feyenoordi, Arsenali, Manchester United dhe Fenerbahçe.