Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS SHORTIT

VAR, trofeu dhe orët e dueleve të Kupës

Stadiumi i rinovuar i Llapit, "Zahir Pajaziti", tërësisht me bar natyral dhe me ulëset e vendosura/ Foto: KF Llapi/fb

VAR, trofeu dhe orët e dueleve të Kupës


10 February, 2022 @14:12

Në fazën çerekfinale, kur kanë mbetur edhe tetë skuadra për të shpresuar në trofeun e Kupës së Kosovës, Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se në këto ndeshje do të përdoret sistemi VAR.

Do të ketë dy super ndeshje në çerekfinale, pasi që shorti përcaktoi të përballen Llapi - Gjilani dhe Ballkani - Prishtina, ndërsa Drita - Ulpiana dhe KEK - Ramiz Sadiku pritet të jenë përballje më “normale” ku gjilanasit dhe prishtinasit shihen favorit së paku në letër për të shkuar tutje.

Ndeshjet çerekfinale luhen me një duel, ku fituesi shkon në gjysmëfinale. Nëse fituesi nuk zgjidhet për 90-minutat e rregullta të lojës, shkohet në vazhdime dhe penallti për të përcaktuar fituesin.


ORARI I NDESHJEVE:

16 mars 2022 | 13:00 | Stadiumi i qytetit, Gjilan | Drita - Ulpiana
16 mars 2022 | 13:00 | Stadiumi i qytetit, Suharekë | Ballkani - Prishtina
16 mars 2022 | 13:00 | “Zahir Pajaziti” Podujevë | Llapi - Gjilani
16 mars 2022 | 13:00 | “Agron Rama” Obiliq | KEK - Ramiz Sadiku

*Ora e ndeshjeve mund të ndërrojë deri në 48 orë para lojës, për shkak të transmetimit të ndeshjeve.


Të përgjithshme

Fituesi i fundit i Kupës së Kosovës është Llapi, që kishte mposhtur Dukagjinin në finale vitin e kaluar, pas ekzekutimit të penalltive, në stadiumin Fadil Vokrri të Prishtinës.

KEK-u i drejtuar nga Faruk Statovci kaloi në çerekfinale duke e fituar ndeshjen në tavolinë, pasi që Onix kishte futur në lojë një lojtar pa qenë i shënuar në protokoll të ndeshjes.

KEK-u është skuadra e vetme që ka arritur në Kupë nga Liga e Dytë e Kosovës. Ndërsa Ramiz Sadiku është skuadra e vetme që ka arritur në çerekfinale të Kupës së Kosovës nga Liga e Parë. Skuadrat tjera janë nga Superliga.


SISTEMI I GARAVE:

Kupa e Kosovës në futboll luhet në sistemin një ndeshje, ku përmes shortit përcaktohet vendasi dhe mysafiri. Fituesi i asaj ndeshjeje (qoftë edhe pas vazhdimeve ose penalltive) kalon në raundin tjetër.
Vetëm në gjysmëfinale, duelet luhen në sistemin vajtje-ardhje, ku ekipi me rezultat më të mirë të përgjithshëm kalon në finale.
Finalja zakonisht luhet në terren neutral.


GARAT EVROPIANE

Fituesi i Kupës së Kosovës siguron dalje në garat evropiane në futboll (nëse skuadra është licensuar për pjesëmarrje në gara evropiane) dhe prej që trofeu i Kupës të siguron Evropën, të gjitha skuadrat po provojnë të japin maksimumin e tyre për të dalë në arenë ndërkombëtare, pasi që UEFA garanton një shumë solide për skuadrat mesatare të Kosovës aty, që ngritet sipas kualifikimet përmes raundeve.


 
Të gjitha lajmet nga Kupa e Kosovës