ARSENAL 1-1 LEICESTER
Vardy shpëton pikën e Leicesterit ndaj Arsenalit me 10 lojtarë
7 July, 2020 @23:19
Sulmuesi i Anglisë, Jamie Vardy, ka shënuar gol të vonshëm, për të barazuar rezultatin e ndeshjes dhe për t’ia siguruar ekipit të tij barazimin ndaj Arsenalit 1-1 [Aubameyang 21 - Vardy 84].
Dhjetë minuta para golit të Vardyt, Arsenal kishte mbetur me 10 lojtarë në fushë, pasi që Ed Nketiah mori karton të kuq, pas rishikimit të një fauli nga VAR-i.
Epërsinë herët Arsenalit ia dha Pierre Emerick Aubameyang, por rastet tjera dhe loja e mirë e treguar e të përzgjedhurve të Mikael Artetas nuk dhanë më shumë fryt deri në fund.
Me barazim, Leicester i Brendan Rodgersit mbetet në pozitën e katërt me 4 pikë më shumë për momentin sesa Manchester Unitedi. Ndërsa Arsenal humbi rastin e mirë për të kapur ëolvesin në pozitë të gjashtë, dhe mbeti i shtati.
Futbollistët me origjinë shqiptare që mbrojnë ngjyrat e Zvicrës e Gjermanisë, Granit Xhaka e Shkodran Mustafi kanë qenë startues te Arsenali dhe kanë luajtur tërë ndeshjen, derisa ky i fundit 2 minuta para fundit të lojës ka regjistruar edhe një karton të verdhë.