Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA VAZHDON ME FITORE

Vavalis vazhdon me fitore, Drita thellon lidershipin

Futbollistët e Dritës duke festuar me publikun e tyre që kishte udhëtuar në "Zahir Pajaziti"/ Foto: DritaFC/ fb

Vavalis vazhdon me fitore, Drita thellon lidershipin


4 May, 2023 @19:09

Trajneri grek i Dritës, ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë të tij në krye të ekipit gjilanas dhe me barazimin e ndjekësit kryesor në rrugë për titull, Intelektualët kanë shtuar distancën në krye të renditjes tabelare në tre pikë!

Drita ka arritur të shënojë fitore ndaj Llapit si mysafir me rezultat 0-2 [Blendi Baftiu 58, Raddy Ovouka 90+3] me golat e shënuar në pjesë të dytë të takimit, ndërsa iniciativën më të madhe për të shënuar e morrën në periudhën e dytë të pjesës së parë të ndeshjes, pasi që Festim Alidema, kapiteni i Llapit, kishte dështuar të shënojë 11-metërshin për ekipin e tij (19).

TABELA AKTUALE

E në pjesë të dytë asistimi i Ilir Blakçorit bëri që Baftiu të shënojë me goditje precize nga zona, ndërsa krejt në fund të ndeshjes zëvendësuesi Ruddu Ovouka ka vulosur fitoren e gjilanasve, pasi u asistua nga Ardit Tahiri, gjithashtu zëvendësues.

Tash Drita ka 66 pikë, 3 më shumë sesa Ballkani në vend të dytë, ndërsa deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe 4 xhiro. E Llapi ka vetëm mundësi teorike për të dalë në Evropë këtë verë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga