Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DUELI U VENDOS VETËM PAS VAZHDIMEVE

Vazhdimet sjellin fitoren për Houstonin

Vazhdimet sjellin fitoren për Houstonin


30 November, 2015 @9:33

Gati tërë ndeshjen kërkuan që të dalin në epërsi dhe kur e arritën këtë, e ruajtën për fitore. Houston Rockets me lojë të mirë në pjesë të dytë të ndeshjes ndaj New York Knicksit ka arritur që të çoj ndeshjen në vazhdime, ku pas kësaj edhe ka fituar ndeshjen. 

James Harden shënoi 26 pikë për ekipin e tij, derisa Marcus Thornton dhe Clint Capela shënuan nga 18 pikë secili e Trevor Ariza (që kishte shënuar një treshe vendimtare) përfundoi takimin me 16 pikë të shënuara. 

Te New York Knicks mungoi Carmelo Anthony, që ishte i sëmurë, ndërsa Arron Afflalo shënoi 31 pikë, derisa Kristaps Porzingis regjistroi double-double prej 20 pikëve dhe 13 kërcimeve në humbje. 

TABELA AKTUALE E NBA

Houston Rockets pasi që kishte shënuar 4 pikët e para të ndeshjes, kishte humbur epërsinë dhe këtë nuk e arriti deri në vazhdime, kur edhe fitoi. 

“Ka qenë mësim. Kemi rënë, por s’jemi dorëzuar. Lojtarët i marrin krejt meritat për këtë fitore dhe fuqinë mentale të tyre, që na solli deri këtu,” ka thënë pas ndeshjes trajenri J. B. Bickerstaff

Houston Rockets ka bilanc 7-10 aktualisht, derisa New York Knikc 8-10. 


 
Të gjitha lajmet nga