NGA KONFERENCA

BOROZANI/Lis Dorambari
Vazhdojnë me Ilievskin, zyrtarizojnë Cekovskin
21 July, 2015 @14:51
Kampionia e Kosovës dhe e Balkan League-së, Sigal Prishtina, ka mbajtur konferencën e parë për shtyp sot në zyret e saja, para stinorit të ri 2015/16.
Pranë një numri të madh të mediash të interesuara për risitë në klub, drejtori i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, ka bërë të ditur edhe zyrtarisht se ekipi ka vazhduar edhe për një stinor kontratën me trajnerin maqedon, Marjan Ilievski, që i solli bardhekaltërve titujt në stinorin që shkoi.
Gjithashtu, ekipi ka prezentuar edhe përforcimin nën kosh, qendrën Gjorgji Cekovski, që pritet të sjellë përvojën e tij në klub.
Prishtina ka gjasa të marrë pjesë në garën e dytë të FIBA Europe, por edhe në BIBL, gjë që ende nuk është zyrtarizuar nga klubi.